Impakti ynë

Si ndryshojmë jetët e grave dhe vajzave: duke bashkëpunuar me institucionet dhe partnerët, duke ngritur zërin në fushata dhe duke ndikuar në ligje e politika.

20 000firma të mbledhura me AWEN për ligjin për marrëdhëniet familjare
2011u hap strehëza e emergjencës në Shkodër pas lobimit tonë
4 bashkiku forcojmë mekanizmin e referimit të rasteve të dhunës
4 rrjetekombëtare dhe evropiane ku jemi anëtare

Partneritet dhe rrjetëzim

Nuk punojmë vetëm

Koordinojmë punën mes strukturave të zbatimit të ligjit, institucioneve vendore dhe organizatave të shoqërisë civile që luftojnë dhunën në familje dhe trafikimin e personave.

Dy gra që mbajnë lule para fytyrës

Rrjete kombëtare dhe evropiane

Shkëmbejmë përvoja dhe aplikojmë së bashku me anëtarët e rrjeteve.

  • AWEN
  • WAVE
  • Regional Network of Young Feminists
  • Komiteti Rajonal Antitrafik

Institucione vendore

Ndihmojmë në hartimin e planit social të veprimit dhe ofrojmë shërbime të specializuara në komunitet.

  • Bashkia Shkodër
  • Qendra Rinore “Arka”

Partnerë rajonalë

Projekte të përbashkëta me organizata në Bosnjë-Hercegovinë.

  • Vive Žene
  • Zemlja Djece
  • Budućnost

Referim i rasteve

Bashkëpunim i ngushtë për orientimin dhe zgjidhjen e rasteve të dhunës dhe trafikimit.

  • Strehëza për gra dhe vajza, Tiranë
  • “Vatra”, Vlorë

Advokaci dhe lobim

Ndryshime që kemi ndihmuar të ndodhin

Jemi pjesë e proceseve të advokimit, monitorimit dhe lobimit në nivel vendor dhe kombëtar.

  1. 2011 · Shkodër

    Strehëza e emergjencës për viktimat e dhunës

    Lobimi ynë i vazhdueshëm çoi në hapjen e strehëzës në Shkodër, sipas VKM nr. 505 (13.07.2011). Më pas u rikonstruktua me ndihmën e donatorëve.

  2. Nivel kombëtar · me AWEN

    Ligji për marrëdhëniet familjare

    20 000 firma të mbledhura detyruan Parlamentin ta miratojë ligjin, i cili krijoi mekanizmin e referimit në të gjitha njësitë vendore.

  3. Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Vau i Dejës

    Mekanizmi i referimit pas reformës territoriale

    Lobojmë për forcimin e mekanizmit në Shkodër dhe po hedhim bazat e tij në tri bashkitë fqinje.

  4. Pushteti vendor

    Mbështetje financiare nga Bashkia Shkodër

    Partneriteti ynë solli financim vendor për aktivitete ndërgjegjësuese gjatë fushatave.

  5. Integrimi evropian

    Zëri i grave në procesin e BE-së

    Kemi dhënë kontribut për Raportin e Progresit mbi pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje dhe jemi pjesë e grupeve këshillimore pranë Ministrisë së Integrimit.

Lexo tekstin e plotë mbi advokacinë

“Gruaja tek Gruaja” ka qënë pjesë e proceseve advokuese, monitoruese dhe lobuese në nivel lokal dhe kombëtarë. Me iniciativen, përkrahjen dhe lobimin e vazhdueshëm në strukturat vendore është bërë e mundur hapja e strehëzës për viktimat e dhunës në familje në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.505, datë 13. 07. 2011 për “Standartet e Shërbimeve Të Përkujdesit Shoqërorë për Viktimat e Dhunës në Familje, në Qëndrat Rezidenciale Publike dhe Jopublike, në një ambjent të siguruar nga Bashkia Shkodër, i cili më pas u rikonstruktua me ndihmën e donatorëve të huaj.

Me miratimin e reformës territoriale i është kushtuar një vëmëndje e vecantë mënyrë së funksionimit të mekanizmit të referimit, kryesisht pranë njësive administrative. “Gruaja tek Gruaja” po lobon në vazhdimësi për forcimin edhe më tej të mekanizmit të referimit në Shkodër si dhe po hedh baza për krijimin e një sistemi të tillë të referimit në Bashkitë e Malësisë së Madhe, Pukës dhe Vau Dejës. Krahas kësaj “Gruaja tek Gruaja” do të implementojë një strategji të sajën për bashkëpunimin dhe përfshirjen e institucioneve lokale në realizimin e aktiviteteve si dhe do të finalizojë një manual specifik për mënyrën e funksionimit të mekanizmit të referimit protokollimit dhe ndarjes së përgjegjësive në bazë të procedurave të rregullta.

Krahas kësaj “Gruaja tek Gruaja” ka lobuar në nivel vendor në mbështetjen financiare nga organizmat shtetërore vendore në organizimin dhe implementimin e aktiviteteve të përbashkëta. Kështu Bashkia Shkodër, në kuadër edhe të një partneriteti të suksesshëm me organizatën ka mbështetur financiarisht disa aktivitete ndërgjegjësuese kryesisht gjatë fushatave sensibilizuese.

Në nivel kombëtarë nën koordinimin e AWEN (Rrjeti për Fuqizimin e Gruas në Shqipëri) Gruaja tek Gruaja bashkë me organizatat e tjera pjesë e rrjetit ka qënë pjesë e procesit të lobimit për të hartuar ligjin për marrdhëniet familjare ku u mblodhën 20 mijë firma që detyronin parlamentin shqiptar ta miratonte. Ligji u mor nga legjislacionet më të mira perëndimorë, dhe kohë pas kohe janë hartuar dhe akte nënligjore për plotësimin e tij.Një nga gjërat më të rëndësishme është krijimi i mekanizmit të referimit në të gjitha njësitë vendore që i jep detyrë të caktuar punonjësve të shtetit që nga njësia bashkiake, sistemi arsimor, shëndetësor, policia, gjykata të gjitha organizmat që kanë një mundësi për të kontribuar ndaj luftës kundër dhunës në familje. Po kështu “Gruaja tek Gruaja” nën koordinimin e AWEN ka qënë pjesë e një sërë aktivitetesh dhe procesesh të ndryshme që lidhen me politikat e EU si dhe legjislacionin mbi të drejtat e njeriut (aktivitete të tilla si konferenca, workshop, etj) të organizuara dhe të planifikuara nga institucione qeveritare në rang kombëtarë. “Gruaja tek Gruaja” ka dhënë inpute konkrete për Progres Raportin e Delegacionit të Shqipërisë në BE mbi të drejtat e grave specifikisht mbi: pjesëmarrjen e grave në proceset politike dhe vendimarrëse. Gjithashtu ka qënë pjesë e grupeve të këshillimit pranë Ministrisë së Integrimit duke bashkëndarë cështje që lidhen me përfshirjen cështjeve të grave në proceset këshillimore për shoqerinë civile në raportet e Komisionit Europian.

Keni nevojë për ndihmë?

Linja jonë është e hapur 24/7. Biseda është konfidenciale.

Telefononi +355 69 609 0527