Fije jete

E konceptuar në formën e një sfilate, ky event vjen si zë, për të shprehur historitë e shumë grave, duke nxjerrë në pah forcën e tyre. Në krye të kësaj nisme që përfshin vlerat e barazisë gjinore dhe respektit ndaj gruas, në njërën anë të historisë qëndrojnë veshjet, simbol i fuqisë dhe guximit të vajzave dhe grave dhe nga ana tjetër janë veshjet që shfaqin nënshtrimin, sfidat dhe dhimbjen që shumë gra përjetojnë ndër vite.

FALENDERIME…

Stafi i organizatës falenderon përzemërsisht për idetë dhe punën e përkushtuar, të riun Enio Marku, për kreativitetin në skicat e saj, nxënësen Rona Nurja, fotografin Ergys Vela, për syrin e tij artistik në realizimin e setti fotografik, si dhe aktivisten Eleonora Lumpi, që i dha identitet dhe ndjesi secilës veshje për këtë broshurë.

Ky projekt u mbështet financiarisht nga Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN) dhe Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim SIDA.

RRETH QAFËS

Sundim. Të mban të mbërthyer me pushtet, të jep frymë kur i lutesh. Nuk mjaftohet me kaq, ai të veshe kravatën e pushtetit për të thënë botës se je e tij, i përket dhe e shpallë suksesin e tij si burrë. Një burrë sundon një grua.

NË VEND NUMËRO

Peshore. Kur të morën në punë e konsiderove sukses. Punëdhënësit favorizohen kur ti je grua, më pak shpenzime. Ato të zgjedhën sepse paga jote nuk njeh të njëjtën matematikë me pagën e burrave. Kur ankohesh për pagën e pabarabartë ato të gjuajnë me gurët e peshores duke të vënë fajin që zgjedhe të punosh.

RRI DREJT

Bindje. Ti u bëre kopje e shumë komizave të tjera që tregojnë se në përmbajtjen e saj është një grua. Aty brenda nuk je vetja e vërtetë. Nuk ke zë, nuk ke jetë, nuk je e lirë. Komizë e varur në muret e tij të krenarisë. Po sikur nesër ai të dojë të jesh komizë horizontale si do të mbahesh drejt?

ME KOKËN ULUR

Nënshtrim. Të lavdëruan për përujtërinë dhe thjeshtësinë. Nuk u ngatërruan, e bënë me qëllim që të vazhdosh të qëndrosh me kokën poshtë. Kur vuan ti bën be në qiellin që nuk mund ta shikosh. Pa vrap e pa qiell si mund të jesh e lirë?

SONTE NUK KA DASEM

Mohim. Kur fryu qitintë e 14 vjetorit ajo shprehu dëshirë të jetë e dhuratë e jetës mori nga ti. I zgjedhe me nxitim fatin e jetës dhe velin e nuses. Ajo është e vogël, asnjëra nuk i rrin në sintë. A ke gojë me e mohu?

ME DRITA TË FIKURA

Detyrim. Ti aspak naive i vure faj vetes që veshe këmishën e natës, atë që nxjerr në pah bukuritë tuaja, atë që të bën të ndjehesh mirë. Ai nuk mendon se ti ke nevojë të ndjehesh e dashur prandaj me forcë të tërhoqi nga vetja, grisi rrypat e këmishës sikur të ishte hera e fundit që i vishje. Pa të pyetur e pa thënë asnjë fjalë dashurie, të përdhunoi. Nuk të shikoi, dritat ishin fikur…

PAJA E PARË DHE E FUNDIT

Ushtrim. Kur të hapet paja, me kujdes fustanin e bardhë që mos të bjerë në tokë e të kërsasë ajo që është mbështjellur me të. Porosi në vajzëri, porosi në nusëri. Kur do të jetosh ti? Të bëjnë me vlerë kur të thonë që ke në dorë nderin e familjes e të bëjnë për asgjë kur me plumbin e babës të vrasin e për ty nuk marrin gjak. Ushtrim i nderit.

E ZEZA NË TË BARDHË

Kronikë. Këtu të merr vëmendje më shumë se ai, bëhesh viktimë. Ndërreshtanuk gjen mëshirë, për kundër zëri rrezikon që shpejt të jesh vetëm statistikë pa identitet. Gratë e vrarë bëhen titull, shesin gazetë, bëhen normalitet. Kur do të shkruajmë me ngjyrë të bardhë?

JETË PËR JETËN

Dashuri. Në tokën e jetës ti je kopsht me lule. Grua që për ujitje ke dashurinë për veten, për trupin, për shpirtin. Lutet tuaja nuk kanë stinë sepse ti merr jetë duke dhënë jetë.

HISTO-GRUA

Feministe. Ato janë në palltot me xhepa, transparentë por të kufizuar duke shprehur se guximi ka vend edhe aty ku duket se nuk ke hapësirën e duhur për t’u shtruar. Mohimit të të drejtave të tyre iu përgjigjen me forcën e dijes, të vetme apo së bashku me ide që më pas u bënë vepër e lëvizjeve feministe për t’i dhënë zë të drejtave të barabarta.

MOTIVE BARAZIE

Traditë. Ndryshimi drejt barazisë përcjellë kurajon dhe largpamësinë e grave duke sfiduar elementët që tradita nuk i ka arsyetuar por vetëm i ka zbatuar. Ngjyrat dhe transformimi i veshjes tregojnë gruan që në të është gëndisur forca për tu përballe me traditat patriarkale.

JO FORMALE NË FORMALITET

Peshë. Kostumi i formales shfaqë seriozitetin e misionit drejt barazisë gjinore, i veshur pa gjini. Joformaliteti është rruga drejt saj, nuk nevojitet një kostum veshur për të qenë në këtë udhëtim me nismat e cita duket se e bëjnë botën universale.

PASQYRË E FLIJUAR

Reflektim. Kur u shikuan në pasqyrën tënde, të bënë copë-copë. Të folën keq, e zbehen vlerësimin që kishe për veten, të thanë që je veçse e bukur. Por ti, e fortë, mbledh copëzat dhe ndërton mozaik.

ANDRRA N’ARNA

Krenari. Copat tuaja përtokë i mblodhe shpejt e shpejt, ngadë ishe afër tyre e përutur. I bashkove me njëra tjetrën, nuk mendove për kombinimin e formave, me gjepje të shqepura nuk të erdhi turp aspak si dukeshin, madje krenare e veshe menjëherë për ti thënë të tjerëve që gjithçka merr vlerë kur është e veshur në ty. E shkuara bëhet e tashme.

DY GËRMA

Dinjitet. Këtë herë tha “Jo” për t’iu përgjigjur jetës “Po”. Ajo nuk është një qenie e re, u vetëdijësua që është e fortë edhe të refuzojë atë që nuk i bën mirë shpirtit, jetës së saj. Dy gërma, zgjedhja është e jotja cilado qoftë përgjigjja.

NATËN PËR HANE

Dritë. Yjet nuk kanë të njëjtin ndriçim. Sonte bashkë me hënën i bëhën shoqëruese vajzave dhe grave që largohen nga shtëpia që nuk ka patur dritën e jetës. Ajo shpëton jetën e saj, rrëfen dhe kërkon ndihmë. Yjet e natës së largimit dhe vazhdimit të ëndrrave të saj.

HIMNI I NEVOJËS

Refren. Artistët e kauzës së dhunës me bazë gjimore po kompozojnë çdo ditë për ty. Je bërë refren i dëgjuar dhe i mësuar pavarësisht se jo të gjitha radiot e kanë volumin tëart. Dhuna e ushtruar tek ty u bë notë për vijën melodike të pavarësisë tënde.