Gruaja tek Gruaja ka publikuar rezultatet paraprake të Thirrjes për Nën-Grante në kuadër të projektit “AGREE! – Action for Girls’ Rights to Equality and Empowerment.” Pas vlerësimit administrativ, të kritereve të pranueshmërisë dhe cilësisë së aplikimeve, tetë aplikantë janë përzgjedhur për fazën e ardhshme të procesit. Këto janë rezultate paraprake dhe nuk përbëjnë vendimin përfundimtar për dhënien e mbështetjes financiare.