Angazhimi i burrave dhe të rinjve: Përmirësimi i reagimit për sigurinë kundër dhunës dixhitale dhe asaj me bazë gjinore.

Periudha e Projektit: 1 Korrik 2024 – 30 Qershor 2027

Partner Zbatues: Gruaja tek Gruaja – Zyra për Djem dhe Burra (ZDB)

Mbështetur nga: IAMANEH, Zvicër


Angazhimi i burrave dhe të rinjve: Përmirësimi i reagimit për sigurinë kundër dhunës dixhitale dhe asaj me bazë gjinore” ka për qëllim reduktimin e dhunës me bazë gjinore (GBV) duke punuar me autorët e dhunës për të ndryshuar sjelljet e dhunshme, për t’i mbajtur ata përgjegjës dhe për të promovuar norma gjinore të barabarta. Iniciativa synon përmirësimin e sigurisë dhe mirëqenies së grave, vajzave dhe fëmijëve të prekur nga dhuna.

Qëllimet Kryesore:

  1. Ndryshim i Sjelljeve të Autorëve: Sigurimi i këshillimit profesional dhe programeve të rehabilitimit për të adresuar qëndrimet e dhunshme dhe për të forcuar përgjegjësinë.
  2. Angazhimi i Rinisë dhe Komunitetit: Organizimi i punëtorive transformuese gjinore për djemtë dhe burrat e rinj në shkolla dhe komunitete, me fokus të veçantë në dhunën kibernetike dhe normat toksike të maskulinitetit.
  3. Zgjerimi i Shërbimeve për Autorët: Krijimi i shërbimeve ndërhyrëse për autorët në 10 bashki, duke forcuar sistemet e përgjigjes ndaj GBV dhe duke nxitur bashkëpunimin ndërinstitucional.

Aktivitetet Kryesore:

  • Këshillimi Individual dhe në Grup: Ofrimi i shërbimeve të këshillimit ballë për ballë, në distancë dhe në komunitet për mbi 240 autorë, përfshirë burra nga zona rurale dhe grupe të cenueshme.
  • Programe për Rininë: Organizimi i punëtorive në shkolla të mesme dhe universitete për dhunën kibernetike, marrëdhëniet e shëndetshme dhe barazinë gjinore.
  • Ndërtimi i Kapaciteteve: Trajnimi i 150 profesionistëve të vijës së parë për të përmirësuar identifikimin, referimin dhe mekanizmat mbështetës për autorët dhe të mbijetuarat.
  • Takime të Mbikëqyrura Baba-Fëmijë: Sigurimi i ndërveprimeve të mbikëqyrura midis autorëve dhe fëmijëve të tyre për të minimizuar rreziqet dhe për të mbështetur mbrojtjen e fëmijëve.
  • Fushata Ndërgjegjësimi në Komunitet: Angazhimi i komunitetit përmes fushatave që promovojnë barazinë gjinore dhe adresojnë maskulinitetin toksik.

Rezultatet e Pritshme:

  1. Autorët e dhunës reduktojnë sjelljet e dhunshme dhe formojnw sjellje tw reja jo tw dhunshme.
  2. Djemtë dhe burrat e rinj demonstrojnë sjellje të barabarta gjinore.
  3. Bashkitë integrojnë programet për autorët në sistemet e përgjigjes ndaj GBV.

Përfituesit Kryesorë:

  • Përfituesit e Drejtpërdrejtë:
    • 240 autorë të dhunës që marrin pjesë në programet e këshillimit.
    • 50 djem në konflikt me ligjin që marrin këshillim të specializuar.
    • 180 nxënës të shkollave të mesme dhe 60 studentë të universiteteve që marrin pjesë në workshope per dhunen kibernetike.
    • 150 profesionistë të bashkive të trajnuar për përgjigje ndaj GBV.

Ky projekt synon të sjellë ndryshime të qëndrueshme duke adresuar shkaqet themelore të dhunës, fuqizuar komunitetet për të sfiduar normat e dëmshme dhe për të forcuar përgjigjet institucionale ndaj GBV.