Forcimi i qendrueshmërisë dhe reagimit ndaj dhunës kundër grave dhe vajzave në Shqipëri

Dhuna me bazë gjinore është një krim që duhet raportuar dhe ndëshkuar. Kjo dhunë mund të rezultojë në lëndime fizike, seksuale ose emocionale. Viktimat e dhunës me bazë gjinore kanë të drejtën të kërkojnë dhe t’u ofrohet ndihmë. Askush nuk ka imunitet ndaj dhunës, por edhe në Shqipëri si në të gjithë globin, shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë. Pjesë e dhunës me bazë gjinore është edhe dhuna në familje.