Programi i këshillimit me dhunuesit

Historikisht në Shqipëri, i gjithë fokusi i grupeve të ndërhyrjes për frenimin e dhunës në familje, ka qënë mbi
viktimat e kësaj dhune, duke anashkaluar shkaktarin dhe përgjegjësin e problemit, dhunuesin. Gjatë viteve
të fundit, ndërhyrjet në reduktimin dhe parandalimin e dhunës në familje kanë parë një rritje të nevojës për
tu angazhuar, jo vetëm në mbrojtjen e viktimës, por edhe në trajtimin e dhunuesit për ndryshimin e sjelljeve
agresive. Duke ju referuar edhe eksperiencave ndërkombëtare, ngritja e një shërbimi këshillimi për burrat e
dhunshëm u pa si një hap i rëndësishëm në rritjen e efikasitetit të ndërhyrjes për zvogëlimin e rasteve të
dhunës në familje. Për të plotësuar ciklin e ndërhyrjes ndaj këtij fenomeni është e nevojshme që edhe
dhunuesi, të ndihmohet psikologjikisht dhe shoqërohet gradualisht drejt ndryshimit të sjelljeve të tij të
dhunshme. Ndryshe nga sistemi ndëshkimor, ku shkaktari i dhunës përballet me pasojat ndëshkuese, të
veprimeve te tij, gjatë proçesit të këshillimit, ai mësohet të gjejë alternativa të reja për besimiet, bindjet,
normat dhe sjelljet e tij. Rehabilitimi nëpërmjet këshillimit rrit mundësinë që burri të ndertojë mardhënie të
qëndrueshme me partneren apo familjarët e tij, pa përdorur dhunë.
Në këtë kuadër u planifikua dhe u realizua cikli i dytë i trajnimit për këshillues profesionistë për burrat e
dhunshëm. Ngritja e kapaciteteve profesionale për zhvillimin e shërbimeve këshilliuese, të fokusuara në
këshillimin e burrave dhe djemve, të cilat do të integrohen në sistemin e ndërhyrjes lokale kundër dhunës
me bazë gjinore, krijojnë bazën për të punuar me burrat e dhunshëm. Profesionistët e trajnuar bëhen bartës
të rëndësishëm të proceseve të ndryshimit, përmes punës së drejtpërdrejtë të këshillimit si dhe duke u bërë
agjentë ndryshimi në shoqërinë e tyre.
Ky cikël trajnimesh implementohet nga dy organizata partnere, Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, Tiranë
dhe organizata Gruaja tek Gruaja, Shkodër me mbështetjen financiare të IAMANEH, Zvicër.
Qëllimi i këtij trajnimi është ngritja e kapaciteteve profesionale dhe njohurive në punën me burrat e
dhunshëm bazuar në standartet ndërkombëtare të këshillimit të dhunuesve. Pjesëmarrja në këtë cikël
trajnimi u realizua në bazë të rregullave dhe kushteve të caktuara në mënyrë që të mund të arrihet kualifikimi
i nevojshëm profesional për çertifikimin si këshillues për burrat e dhunshëm.
Realizimi i këtij trajnimi i është besuar një qendre të specializuar në trajtimin e këshilluesve për këshillimin e
burrave të dhunshëm dhe djemve agresiv, AGREDIS, me seli ne Lucern, Zvicër, me trajner Z.Roland Reisewitz,
ekspert në këtë fushë, në bashkëpunim me dy ndihmës trajnerët Z.Bledar Zeneli, psikolog dhe koordinator
pranë Linjës së Këshillimit për Djem dhe Burra (CLMB), Tiranë dhe Z. Endrit Uligaj, psikolog klinik dhe
koordinator pranë Zyrës për Djem dhe Burra (ZDB) në Shkodër.