Strehëza e emergjencës është një hapësirë e përkohshme dhe e sigurtë që strehon gratë dhe fëmijët që përjetojnë situata të dhunës në familje, vajzat që ikin nga një situatë e dhunshme e partnerit intim ose që rikthehen nga sulmet seksuale deri sa të gjejnë strehim afatgjatë. Kjo qendër është një nga shërbimet më të rëndësishme sociale në të gjithë Shqipërinë, duke ofruar strehim të sigurt dhe të besueshëm për gratë, vajzat dhe fëmijët viktima të abuzimit të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të situatave të dhunshme. Kohëzgjatja e qëndrimit në strehëz varion nga 48 ore deri ne 14 ditë, bazuar në situatën e përfitueseve dhe vendimin e gjykatës. Streheza e e emrgjences ka nje kapacietet maksimal prej 10 shtreter. Stafi i angazhuar ne strehez perbehet nga nje kordinator, 2 menaxhere rasti, nje juriste dhe nje grupit On-Call prej 10 profesionistesh (psikologe dhe punonjes social). Sherbimi me strehim emergjent per viktimat e dhunes ne familje mbullon komplret qarkun e Shkoder, dhe pranon rastet e referuara edhe nga bashkite e tjera.