Projekti GRACE – Growth, Resilience, and Care Empowerment fton ekspertë të fushës për të kontribuar në zhvillimin e modeleve të integruara dhe të qëndrueshme të kujdesit afatgjatë për të moshuarit në Shkodër, Malësi e Madhe dhe Vau Dejës. Qëllimi i projektit është krijimi i një sistemi më të aksesueshëm dhe cilësor të kujdesit afatgjatë në Shqipëri, duke adresuar sfidat e një popullsie në plakje të shpejtë. Projekti synon gjithashtu të fuqizojë gratë në sektorin e kujdesit përmes trajnimit profesional dhe mundësive të punësimit.