Dhuna me bazë gjinore është një krim që duhet raportuar dhe ndëshkuar. Kjo dhunë mund të rezultojë në lëndime fizike, seksuale ose emocionale. Viktimat e dhunës me bazë gjinore kanë të drejtën të kërkojnë dhe t’u ofrohet ndihmë. Askush nuk ka imunitet ndaj dhunës, por edhe në Shqipëri si në të gjithë globin, shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë. Pjesë e dhunës me bazë gjinore është edhe dhuna në familje.