GRUAJA TEK GRUAJA ka një politikë të tolerancës zero ndaj korrupsionit. Qëndrimi i GRUAJA TEK GRUAJA
mbi korrupsionin konsiston në këto veprime:
- Asnjëherë mos prano
- Gjithmonë parandalo
- Vepro gjithmonë
- Gjithmonë informo
HYRJE
Aktivitetet të cilat zakonisht përmenden si korrupsion nuk janë konsideruar gjithmonë si të paligjshme në
sytë e ligjit. Ndonjëherë korrupsioni është më shumë në lidhje me shkeljen e etikës së pranuar dhe të moralit.
Korrupsioni ekziston në të gjitha shoqëritë dhe shumica e njerëzve kanë të njëjtat tendenca për të vepruar
në mënyrë të paorganizuar dhe jo korrekte në rrethana të caktuara. Korrupsioni ndodh si në përmasa të
mëdha ashtu dhe të vogla. GRUAJA TEK GRUAJA është kundër të gjitha parregullsive të mundshme që mund
të lindin.
Korrupsioni pengon zhvillimin dhe kontribuon në shpërndarjen e pabarabartë të burimeve. Korrupsioni
ndikon në shoqëritë më të varfëra dhe përkeqëson gjendjen e njerëzve në nevojë. Gratë preken në mënyrë
disproporcionale sepse ato shpesh përfaqësojnë pjesën më të madhe të njerëzve më të varfër dhe më të
rrezikuar në shoqëri. Prandaj është e rëndësishme për GRUAJA TEK GRUAJA që të punojë kundër
korrupsionit.
Korrupsioni mund të ndodhë aty ku ka mundësi për të marrë përfitime personale. Një qasje aktive është e
nevojshme për të parandaluar korrupsionin. Për faktin se korrupsioni është i vështirë për të zbuluar, dhe i
vështirë dhe i kushtueshëm për të hetuar, parandalimi i tij është shumë i rëndësishëm. Udhëzime të qarta,
procedura dhe sisteme të mira janë mjete të rëndësishme për të zbuluar dhe parandaluar korrupsionin.
Është e rëndësishme për të punuar në drejtim të rritjes së vigjilencës dhe vetëdijes si dhe përmirësimin e
dokumentacionit.
Kur korrupsioni konsiderohet të jetë një vepër penale, duhet të raportohet në polici dhe në rast të dënimit,
mund të rezultojë në shkarkimin e personit. Sjelljet/veprime të korruptuara, ose dështimi për të zbuluar këto
lloj sjelljesh ose veprimesh, mund të rezultojë në ndërprejren e financimit për organizatat partnere. Dhe më
pas, mund të çojë në kërkesën për të shlyer/rikthyer financimin e marrë.
Përkufizim
GRUAJA TEK GRUAJA përcakton korrupsionin si abuzim të besimit, pushtetit apo pozitës që rezulton në
përfitim material të pavend për një person, organizatë, parti politike, kompani apo tjetër. Korrupsioni përfshin shantazhin, grabitjen, favorizimin dhe nepotizmin, si dhe konfliktet e interesit, përvetësimin dhe mashtrimin.