Shoqata “Gruaja tek Gruaja” Shkodër kontribuon në fuqizimin e gruas dhe familjes në qarkun
Shkodër dhe më gjërë, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve psiko-ligjore dhe strehimit për viktimat e
dhunës, këshillimit për djemtë dhe burrat e dhunshëm, fuqizimit ekonomik të grupeve vulnerabël
të grave dhe vajzave, rritjes së kapaciteteve të aktorëve të ndryshëm, informimit dhe edukimit
publik dhe avokatësisë duke u udhëhequr nga parimi i mosdiskriminimit.
Manuali i Politikave dhe Procedurave rregullon marrëdhëniet e brendshme dhe të jashtme të
Shoqatës “Gruaja tek Gruaja” në kuadrin e realizimit të aktiviteteve dhe projekteve të ndryshme
në funksion të arritjes së misionit të organizatës. Në këtë kuadër, rishikimi periodik i Manualit të
Politikave dhe Procedurave të shoqatës i është i rëndësishëm.