Kodi i sjelljes

Kodi i Sjelljes pasqyron pritshmëritë profesionale ndaj punonjësve dhe të tjerëve kur ata vijnë në
kontakt me fëmijët gjatë aktiviteteve të tyre të lidhura me punën. Të gjithë punonjësit dhe të tjerët
që kanë kontakte me fëmijët duhet të dinë kërkesat e Kodit të Sjelljes.

Fëmijët janë të cenueshëm ndaj rreziqeve të ndryshme nga burime të ndryshme dhe është
përgjegjësi e punonjësve dhe e të tjerëve të zvogëlojnë rrezikun duke kundërshtuar praktikat e
këqija, si dhe duke identifikuar dhe zbutur rreziqet e fëmijëve me të cilët punojnë. Dhuna ndaj
fëmijëve, duke përfshirë dhunën seksuale, zakonisht ndodh kur fëmija dhe i rrituri janë vetëm pa
u vëzhguar. Prandaj mbrojtja më e fortë për punonjësit dhe të tjerët është shmangia e situatave
që nuk lejojnë vëzhgimin e kontaktit dhe sjelljes që kanë me fëmijët.