Shërbimi psikologjik ofron mbështetje profesionale për gratë dhe fëmijët që përballen me sfida të ndryshme emocionale dhe sociale, veçanërisht ata që kanë përjetuar dhunë në familje, stres të rënduar apo vështirësi në përshtatjen me situata të reja jetësore. Ky shërbim synon të krijojë një mjedis të sigurt dhe mbështetës, ku gratë mund të ndihen të fuqizuara për të marrë vendime të rëndësishme për jetën e tyre dhe mirëqenien e fëmijëve.
Duke ofruar këshillim dhe orientim në situata të krizës, shërbimi ndihmon në përballimin e traumës, uljen e stresit dhe forcimin e vetëbesimit. Për fëmijët, fokusi është krijimi i një mjedisi mbështetës, që ndihmon në ruajtjen e stabilitetit emocional dhe forcimin e ndjenjës së sigurisë.
Përmes një qasjeje profesionale dhe të ndjeshme ndaj nevojave të çdo individi, “Gruaja tek Gruaja” synon të rikthejë ekuilibrin emocional dhe të ndihmojë në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe të sigurt për gratë dhe fëmijët që kërkojnë mbështetje.
Në numrin tonë të telefonit 069 60 90 527 përgjigjet një personel i trajnuar në menaxhimin e rasteve të viktimave të dhunës në familje dhe viktimave të trafikimit që mundëson këshillim nëpërmjet telefonit, ndërsa informacionet janë tërësisht konfidenciale.