Strehim emergjent

Strehëza emergjente në ndihmë të grave, vajza dhe fëmijëve të dhunuar është e vetmja qendër pritëse për rastet e mbrojtjes emergjente, në të gjithë veriun e Shqipërisë. E hapur në Shtator të vitit 2015 si pjesë e organizatës “Gruaja tek Gruaja” mbështetur nga Bashkia Shkodër, organizata IAMANEH – Zvicër, dhe Austrian Development Cooperation. Kjo qendër është një nga shërbimet sociale më të rëndësishme në të gjithë veriun e Shqipërisë që ofron strehim të sigurtë dhe të besueshëm për gratë, vajzat dhe fëmijët viktima të abuzimit, të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të situatave të dhunshme.

Strehëza e emergjencës siguron:
• Strehim emergjent dhe mbrojtje
• Ushqim dhe përkujdesje
• Këshillim individual dhe terapi në grup për viktima të abuzimit
• Asistencë ligjore
• Plan shpëtimi
• Menaxhim dhe referim rastesh

Qendra e strehimit emergjent për viktimat e dhunës në familje dhe shërbimet e ofruara janë në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.505, datë 13. 07. 2011 për “ Standartet e Shërbimeve të Përkujdesit Shoqërorë për Viktimat e Dhunës në Familje, në Qëndrat Rezidenciale Publike dhe Jopublike ”. Strehëza është një ambjent i sigurtë për gra, vajza dhe fëmijë viktima të dhunës në familje i monitoruar 24 orë nga një sistem kamerash dhe me mbështetjen e vazhdueshme të policisë. Ajo ka nje kapacitet prej 10 shtreterish. Krahas kësaj kjo qendër emergjence shërben efektivisht në thyerjen e menjëhershme të ciklit të dhunës ekstreme në partneritet me pushtetin lokal dhe të gjithë institucionet përgjegjëse për implementimin e ligjit të dhunës në familje, pjesë e sistemit të referimit. Qendra emergjente në Shkodër është në linjën e qendrave rezidenciale për viktimat e dhunës në familje në Shqipëri.