Një staf i specializuar psikologësh siguron asistencë psikologjike për gra dhe vajza viktima të dhunës në familje (mbështetje emocionale, këshillim ballë për ballë, këshillim nëpërmjet linjës telefonike, terapi individuale dhe këshillim grupi) për viktimat e dhunës dhe trafikimit individualisht bazuar në gjendjen dhe kushtet specifike të viktimës. Këshillimi zhvillohet në ambjente të posaçme pranë qendrës “Gruaja tek Gruaja” në bazë të standarteve të shërbimit të këshillimit.
Në numrin tonë të telefonit 069 60 90 527 përgjigjet një personel i trajnuar në menaxhimin e rasteve të viktimave të dhunës në familje dhe viktimave të trafikimit që mundëson këshillim nëpërmjet telefonit, ndërsa informacionet janë tërësisht konfidenciale.