Baballarë të Vërtetë Përmes Angazhimit, Edukimit dhe Fuqizimit

  1. Partnerët implementues: Gruaja tek Gruaja, lead partner, Tjeter Vizion – Elbasan, Vatra – Vlorë

Ky projekt implementohet në kuadër të programit të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ngaj grave dhe vajzave”  Faza II financuar nga Qeveria e Suedisë dhe zbatuar nga UN Women, PNUD dhe UNFPA në partneritet me Qeverinë Shqiptare

Ky projekt synon të trajtojë dhunën ndaj grave dhe vajzave (VAWG) dhe diskriminimin gjinor (GBD) në Shqipëri duke theksuar rolin dhe angazhimin e burrave dhe djemve në barazinë gjinore dhe prindërimin e përgjegjshëm. Projekti promovon një qasje transformuese gjinore, duke kaluar nga stereotipat tradicionale në burra dhe djem të përkushtuar, të barabartë gjinorë dhe jo të dhunshëm si prindër dhe kujdestarë.

Qëllimi i Projektit:
Rritja e sigurisë dhe mirëqenies së grave, vajzave dhe fëmijëve përmes ndërgjegjësimit mbi barazinë gjinore dhe promovimit të përfshirjes aktive të burrave dhe djemve në prindërim dhe kujdes.

Rezultatet Kryesore të Pritshme:

  1. Rritja e kapaciteteve të profesionistëve lokalë dhe të rinjve për të angazhuar burra dhe djem në prindërim të përgjegjshëm.
  2. Fuqizimi i baballarëve përmes trajnimeve dhe edukimit për prindërimin pozitiv.
  3. Rritja e ndërgjegjësimit në komunitet për rëndësinë e rolit të burrave në barazinë gjinore dhe kujdesin prindëror.

Aktivitete Kryesore:

  • Trajnime për profesionistët në sektorin shëndetësor dhe shërbimet sociale për promovimin e prindërimit të barabartë.
  • Workshop-e dhe forume universitare për të edukuar studentët mbi rolin transformues të burrave në familje.
  • Krijimi i grupeve të baballarëve për të ndarë përvoja dhe për të promovuar prindërimin pozitiv.
  • Fushata ndërgjegjësimi në komunitet me kënde promovuese, broshura dhe aktivitete për fëmijët për të theksuar rëndësinë e baballarëve të përkushtuar.
  • Spote televizive që nënvizojnë rëndësinë e përfshirjes së baballarëve në jetën e fëmijëve.

Përfituesit Kryesorë:

  • 220 studentë universitarë dhe 30 profesorë.
  • 60 profesionistë të shëndetësisë dhe shërbimeve sociale.
  • 20 baballarë dhe 18 çifte prindër.
  • 600 anëtarë të komunitetit që vizitojnë këndet promovuese.
  • 300,000 individë të arritur përmes fushatave televizive dhe mediatike.

Zbatimi: Projekti do të realizohet në bashkitë Shkodër, Vlorë dhe Elbasan në periudhën Janar 2024 – Qershor 2025.