Mbështetje për barazinë gjinore, të drejtat dhe fuqizimin ekonomik të grave rurale në veri të Shqipërisë

  1. Kohëzgjatja: 24 muaj (01/09/2024 – 31/08/2026)
    Vendndodhja: Rajonet Shkodër dhe Lezhë (Fushë Arrëz, Kurbin, Lezhë, Malësi e Madhe, Mirditë, Pukë, Shkodër dhe Vau i Dejës)
    Partnerët Zbatues: CIES (drejtues), COSPE, Gruaja tek Gruaja, Hapat e Lehtë

Ky projekt synon të nxisë njohjen e rolit ekonomik dhe shoqëror të grave rurale në veri të Shqipërisë duke përmirësuar qasjen e tyre në informacion mbi të drejtat dhe burimet e disponueshme (toka, materiale dhe financiare) dhe duke forcuar fuqizimin e tyre ekonomik dhe shoqëror në mënyrë të qëndrueshme.

Objektivat Kryesore:

  1. Përfshirja e grave në politikat lokale dhe përmirësimi i qasjes gjinore në institucionet lokale përmes:
    • Analizave të pjesëmarrjes gjinore për prioritizimin e ndërhyrjeve territoriale.
    • Ndihmës teknike për miratimin e politikave të barazisë gjinore nga bashkitë.
    • Organizimit të grupeve komunitare për ndërgjegjësimin mbi të drejtat e grave.
  2. Rritja e qasjes në legjislacion dhe burime që lidhen me pronësinë e tokës, trashëgiminë dhe kreditimin përmes:
    • Fushatave të informimit mbi të drejtat e grave.
    • Ndihmës ligjore për ushtrimin e plotë të të drejtave pronësore dhe financiare.
    • Mbështetjes psikosociale për rritjen e ndërgjegjësimit gjinor.
  3. Fuqizimi i sipërmarrjeve të grave rurale duke rritur qasjen në burime financiare dhe mbështetur:
    • Trajnimet profesionale për gratë dhe vajzat në zonat rurale.
    • Iniciativa ekonomike që fuqizojnë rolin e grave në zhvillimin rural.

Përfituesit:
Projekti synon të arrijë mbi 2,600 gra në zonat e synuara.

Partneriteti: Projekti zbatohet nga organizatat italiane CIES dhe COSPE, në partneritet me organizatat lokale Gruaja tek Gruaja dhe Hapat e Lehtë, të cilat kanë mbi 20 vjet përvojë në çështjet gjinore në zonat urbane dhe rurale.