Hapësira e Gruas

Kohëzgjatja: 12 muaj (01/12/2024 – 30/11/2025)

Zona Gjeografike: Rajoni i Shkodrës (Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Vau i Dejës)

Partnerët: CIES (drejtues), Gruaja tek Gruaja (GtG)


Projekti “Hapësira e Gruas” synon të kontribuojë në arritjen e barazisë gjinore nëpërmjet fuqizimit social dhe ekonomik të grave në Qarkun e Shkodrës në Shqipëri në kuadër të Objektivit 5 të Axhendës së Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030. Përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse, projekti kombinon ndërhyrje që përfshijnë:

Shërbime për gratë: Konsulencë psikosociale, mbështetje ligjore, trajnim profesional dhe asistencë për fillimin e mikro-bizneseve.

Rehabilitimi i burrave autorë të dhunës: Programet e këshillimit për të transformuar sjelljet e dhunshme.

Avokimi me autoritetet lokale: Fuqizimi i kapaciteteve të institucioneve për të adresuar dhunën me bazë gjinore.

Objektivat Kryesore

    • Kundërshtimi i formave të diskriminimit ndaj grave në qarkun e Shkodrës, përmirësimi i mundësive për mbrojtje, fuqizim socio-ekonomik dhe ndihmë ligjore, duke përfshirë dhunuesit në rrugë rehabilitimi
    • Forcimi i sistemit të mbrojtjes, fuqizimit dhe riintegrimi ekonomik dhe social i parashikuar nga rregulloret mbi dhunën dhe barazinë gjinore.
    • Përmirësimi i aftësive për punësim dhe përfshirja në tregun e punës.
    •  Përmes përfshirjes së burrave dhe komunitetit në ndryshimin e qëndrimeve ndaj dhunës dhe stereotipeve gjinore.

Përfitues direkt

    • 120 gra me mbështetje psikosociale.
    • 50 gra me asistencë ligjore.

    • 15 gra të trajnuara profesionalisht.

    • 2 mikro-biznese të mbështetura.

    • 50 burra autorë dhune të rehabilituar.
    • 200 anëtarë komuniteti të sensibilizuar mbi rolet gjinore.

Add Your Heading Text Here